Versioni i Policisë për thyerjen e veturave të xhamia në Podujevë (FOTO)

395

Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi ka treguar  se policia ka shkuar mbrëmë në vendin e ngjarjes ku janë thyer katër vetura. Ka treguar se ende s’ka të dyshuar dhe as të arrestuar lidhur me rastin. As motive ende nuk dihen se pse u thyen xhamat e veturave

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin shkaur të premtën mbrëma, rreth orës 23.15 te Xhamia e Vjetër në Podujevë pasi ishin njoftuar se katër vetura ishin dëmtuar nga persona të panjohur.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi, ka thënë për Express, se rasti është konsideruar si vjedhje e rëndë derisa ende s’ka të dyshuar e arrestuar lidhur me rastin.

“Rasti është raportuar dhe stacioni është 23.15 te xhamia e vjetër janë të dëmtuara disa vetura.  Është konstatuar se janë dëmtuar katër vetura. Janë intervistuar pronarët e veturave në stacion. Momentalisht, s’ka të dyshuar. Motivet janë të panjohura”, ka thënë Bislimi, për Express, të dielën.

“Në konsultim me prokurorin rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë’, ka treguar ai.

“Kështu që ne i presim qëndrimet e zyrtarëve të policisë të cilët ishin në vend të ngjarjes dhe njoftojmë publikun që mos të bien pre e dezinformatave të ndryshme që kanë filluar të përhapen në rrjetet sociale sepse rreth xhamisë kan qenë më shumë se 50 vetura ndërsa të dëmtuara nga ky akt qyqar janë gjetur vetëm 4 vetura me nga 1 dritare të thyer e jo të gjitha veturat siç ka shkruar infoslame me info jo islame”, ka shkruar ai.

Sidoqoftë, ai ka thënë se këtë rast më shumë e konsideron si plaçkitje se sa rast që ka të bëjë me motive fetare.

“Plaçkitjet ndodhin çdo ditë në të 4 anët e botës dhe ne shprehim keqardhjen tonë për pronarët e veturave të dëmtuara dhe kërkojmë nga policia që ta japin maksimumin e detyrës së tyre për t’i çuar para drejtësisë kryesit e kësaj vepre të ulët.

Prapë e përsëris që fjala e fundit i takon policisë tonë deri sa ata të dalin me qëndrim zyrtar”, ka shtuar ai.