FALEMINDERIT FRANCË për emocionet që na dhurove, SHQIPËRIA eliminohet nga EURO 2016

42

Barazimi i Portugalisë me Hungarinë, 3:3, në ndeshjen dramatike të Grupit F, ka qenë fatal për Kombëtaren shqiptare, shkruan Zëri.

Në fakt, portugezët me këtë barazim u ngritën në kuotën e tri pikëve, me tri barazime, dhe kanë goldallim më të mirë se Kuqezinjtë, të cilët duhet të kthehen në shtëpi, pasi nuk iu mjafton fitorja me Rumaninë, për shkak se kanë pësuar tre gola, dy me Francën dhe një me Zvicrën.

Shqipëria shpresonte në një fitore të Hungarisë, por kështu nuk ndodhi, kështu që ata eliminohen nga Evropiani pasi nuk mund të futen në mesin e katër skuadrave më të mira nga vendet e treta, raporton Zëri.

Dy golat e Cristiano Ronaldos dhe një i Nanit, e dërguan Portugalinë në të tetën e finales.

Tek hungarezët, golat i shënuan, Balazs Dzsudzsak (2) dhe Zoltan Gera (1), të cilët i mjaftuan të mbeten liderë të grupit.

Në duelin tjetër, Islanda fitoi 2:1 me Austrinë dhe islandezët shkuan në të tetën e finales, kurse austriakët eliminohen pasi janë të fundit në Grupin F. /Zëri/