Ky është nëntogeri i FSK-së që u arrestua në Amerikë

42

Para dy ditë në Amerikë është arrestuar një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nën dyshimin për abuzim seksual me një të mitur.

Gazeta Fjala nga burime të saja mëson se i arrestuari është Nëntogeri i FSK-së,  Ismail Sekiraqa.

Gazeta ka kontaktuar Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ajo e ka konfirmuar se është arrestuar një pjesëtar i saj, pa dhënë më shumë detaje rreth identitetit të tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala, ka thënë për Gazetën Fjala se FSK konform dispozitave të saja të brendshme do të marrë dhe masa karshi këtij rasti.

“Po, mund të ju konfirmoj se është arrestuar një pjesëtar i yni në Amerikë.  Për të njëjtin FSK pas shpalljes së gjykimit do të ndërmarrë masa”, ka thënë Shala për Gazetën Fjala./GazetaFjala/