Mjete të dyshuara shpërthyese në Podujevë e Rahovec

233

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka pranuar informata për mjete të dyshimta shpërthyese në komunën e Podujevës dhe Rahovecit.

Sipas policisë, njësitet policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mjetet janë deminuar nga FSK-ja me sukses.

“Fshati Herticë, Podujevë. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethojën e oborrit të tij kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

Rr. ‘Boracka’, Rahovec 21.06.2016-17:15. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pabanuar, në rrënoja ka hasur në dy mjete të dyshuara shpërthyese. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara (dy granata dore të tipit A4) pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

foto nga arkiva