Dy fëmijë humbin jetën në një gropë në Kolovicë të Prishtinës

373

Në lagjen Kolovica në Prishtinë kanë humbur jetën dy fëmijë njëri i gjinisë mashkullore të moshës 11 vjeç dhe një e moshës femërore mosha 13.

Lajmin për Indeksonline ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti sipas së cilës fëmijët kanë humbur jetën pas rënies së tyre në një gropë e cila ishte hapur për punime.

“Fëmijët janë nxjerrur pa shenja jete pas rënies në këtë gropë”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu Ahmeti ka theksuar se ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe vdekja e fëmijëve është konstatuar edhe ekipi mjekësorë.

“Nuk kemi të arrestuar, jemi duke u marrë ende me rastin”, ka përfunduar Ahmeti.