Big Basta publikon këngën ‘M’vini onash’ (Video)

196

Reperi Big Basta i cili kishte lënë anash për një kohë të gjatë muzikën është kthyer përsëri.

Ai sot ka publikuar këngën e tij më të re, e cila titullohet “M’vini onash”. Kjo këngë është realizuar me muzikë nga ‘Trinium’ tekst nga vetë reperi dhe me videoklip nga ‘Circle Vision’, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu reperi përmes publikimit të këngës në rrjetet sociale ka kërkuar sa më shumë mbështetje për rikthimin e tij.