Flini pa ngrënë darkë? Gabim që s’duhet bërë!

36

Shpesh na ndodh që të shtrihemi për të fjetur pa ngrënë darkë. Po a është ky një veprim i gabuar?

Studimet e fundit të kryera në Britani, thonë se  njerëzit që eliminojnë darkën kanë më shumë shanse për t’u zgjuar të nesërmen të lodhur dhe pa energji.

Në  një studim u përfshinë 1 mijë persona dhe 60% e atyre që hanin darkë rezultuan që të nesërmen zgjoheshin më energjikë se sa pjesa tjetër që kishte eliminuar vaktin e fundit të ditës.

Shumë njerëz e praktikojnë këtë si një mënyrë për të rënë nga pesha, porsipas studiuesve, braktisja e darkës nuk është zgjidhja më e mirë pasi gjatë natës, stomaku bluan dhe duhet të jetë plot.

Megjithatë, për ata që janë në dietë,  këshillohet kjo recetë: Kos me fruta, perime gjysmë të gatuara, çaj jeshil, qumësht me mjaltë, supë me perime, fileto pule (me perime), fruta të stinës.