Beteja e Kosovës, mbledh serbët në Gazimestan (Foto/Video)

33

Qindra të rinj serbë janë mbledhur në Gazimestan për të shënuar përvjetorin e 627 të Betejës së Kosovës. Ata po festojnë me parulla nacionaliste duke thënë se Kosova gjithmonë ka qenë serbe.

Të rinjtë serbë, të cilët kanë ardhur me autobusë, po përcillen nga policia e Kosovës.

“Kosova është e jona dhe gjithmonë ka qenë” kanë kënduar ata.

Gazetari i Gazetës Express raporton se dy zyrtarë serb sapo kanë mbëritur në manifestimin e Vidovdanit.

Sipas raportimeve në Kosovë për festime ndodhet edhe Marko Djuric shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./GazetaExpress/