Familja Sylejmani nga Podujeva bëhet me shtëpi të r

210

Familja Sylejmani nga Podujeva bëhet me shtëpi të re,Dorëzimin e çelësave të shtëpisë për familjen Sylejmani, në emër të Komunës së Podujevës e bëri drejtoresha e Inspeksionit znj. Florie Besholli.

 

Drejtoresha Besholli me këtë rast ka përgëzuar familjen Sylejmani për hyrjen në shtëpinë e re dhe ka falënderuar donatorin për vullnetin e mirë. 
Po ashtu, ajo ka falënderuar edhe kompanitë e kontraktuara për punë e mirë dhe dinamike, marrë për bazë kushtet në të cilat ka jetuar më parë kjo familje.

Ndërsa kryefamiljari i familjes Sylejmani ka falënderuar donatorin për ndërtimin e shtëpisë së re dhe Komunën e Podujevës për gatishmërinë e treguar deri në ndërtimin e saj..

Familja Sylejmani nga Podujeva është bërë me shtëpi të re, në prag të festës së Fiter Bajramit falë donacionit të biznesmenit llapjan Enver Abazi.