Familja shqiptare me katërnjakët fiton leje qëndrimi në Gjermani

39

Një familje shqiptare ka arritur të fitojë të drejtën për të qëndruar në Gjermani të paktën përkohësisht. Katërnjakët e familjes Keta, që tashmë janë 8 muajsh, kanë lindur në Jena të Gjermanisë.

Një familje shqiptare ka arritur të fitojë të drejtën për të qëndruar në Gjermani të paktën përkohësisht. Katërnjakët e familjes Keta, që tashmë janë 8 muajsh, kanë lindur në Jena të Gjermanisë.

Pas shumë peripecish e ecejakesh, më në fund familja ka fituar të drejtën për të qëndruar në Gjermani.

“Ajo është pranuar, njohur si rast i rëndë», ka thënë për mopo.de minisiri për migracion në Landin e Thüringenit, Dieter Lauinger. Ai ka shtuar se «familja tash, pas braktisjes së vendit dhe lindjes së katërnjakëve ka mundësinë më në fund t`i kushtohet sfidave për rritjen e fëmijëve mbi një bazë të sigurt”.

 

Familja fillimisht fitoi një leje qëndrimi për dy vitet e ardhshme. Në rast se ajo ia del që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten, është e mundur edhe zgjatja e mëtejshme e lejes së qëndrimit.

“Ky është një sinjal i mirë”, thotë Lauinger. Ai thotë se shpreson që së tani do të sqarohen të gjitha çështjet lidhur me përkujdesjen mjekësore dhe që familja së shpejti të qëndrojë edhe financiarisht në këmbët e veta.

Familjes i kanosej kthimi në vendin e saj, pasi Shqipëria është shpallur vend i sigurt nga Gjermania dhe shtetasit e saj, sipas rregullit, nuk mund të fitojnë azilin në Gjermani.

Rreth dy muaj më parë Amelia, Frederic, Olivia dhe Xhesika ishin pagëzuar në kishën e vendit dhe kumbar i tyre (nun) u bë kryeministri.