Vetëm një Kontroll në Kufirin me Shqipërinë

20

Qeveria e Kosovës miratoi sot kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për kontroll të përbashkët në kufirin me Shqipërinë.

Në pikat kufitare Kosovë-Shqipërinë përsëri do të ketë vetëm një kontroll të atyre që hyjnë ose dalin.
Propozimin për vetëm një kontroll në kufi e bëri ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni.
“Kanë pajtime që në t’i bashkojmë këto pika në mënyrë që të ketë një pikë kontrolli që të mos shkaktohen tollovi gjatë verës,” tha Skender Hyseni.
Për një kontroll e jo dy në pikat kufitare, Kosova e Shqipëria e kanë marrë edhe pajtimin e Brukselit, pasi kjo gjë do të jetë sipas rregullave të Zonës Schengen.
Në nëntor të vitit të kaluar Komisioni Evropian kishte kërkuar që të kthehen dy kontrollet në kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë për të parandaluar krimin ndërkufitar.