Kujdes! Ja si vidhen të dhënat e kartelës suaj bankare në bankomat (VIDEO)

100

Sot, vjedhja e të dhënave bankare shkakton dëme miliarda dollarë në të gjithë botë, qoftë duke depërtuar në sisteme bankare apo në llogari bankare individuale.

Gjatë udhëtimit të tij në Vjenë të Austrisë, Ben Tedesco i cili punon për kompaninë për siguri kibernetike Carbon Black, ka gjetur të instaluar në bankomat një pajisje e cila kopjon të dhënat e kartelës suaj bankare kur ju e përdorni atë për të tërhequr para apo ndonjë shërbim tjetër, transmeton Express. Kjo pajisje sic edhe shihet në videon e mëposhtme nuk mund të dallohet si një pajisje kopjuese.

 

Ishin disa detaje të vogla si ngjitësi i shpërndarë keq që bënë të vërehet nga Tedesco.