Në Podujevë ndihmohen familjet në nevojë

149

160 familje nga komuna e Podujevës, të cilat marrin asistencë sociale janë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjenike.

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me donatorin, kompaninë turistike “Festimi Tours” me pronar Enver Abazi për të dytin vit me radhë, për nder të festës së Fiter Bajramit kanë shpërndarë pako ushqimore në vlerën prej 40 eurosh për 160 familje në nevojë.

Në emër të Komunës së Podujevës, drejtoresha e Inspeksionit znj. Florie Besholli falënderoi donatorët që po ndihmojnë për t’u dalë në ndihmë familjeve nevojtare në prag të festës së Bajramit.
“Falë vullnetit të mirë dhe zemërgjerësisë së donatorëve janë siguruar pako ushqimore për të gjitha familjet në asistencë sociale, të cilat kanë qenë të evidentuara në Qendrën për Punë Sociale” tha Besholli.

Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale (DSHMS) gjatë muajit të Ramaznait ka subvencionuar 76 familje me 8050 Euro, ndërsa në bashkëpunim me donatorë numri i përgjithshëm i familjeve të ndihmuara është 907, me një shumë totale 26. 791 Euro