Të shtunën nuk do të mbahet tregu i kafshëve në Podujevë

214

Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit (DI) njofton qyetetarët se bazuar në vendimin e Agjencionit të ushqimit dhe veterinarisë, Ref: AUV,01-413/16 të datës 24.06.2016, obligohen autoritet komunale që në bashkëpunim me AUV, me qëllim të preventivës nga sëmundja Gungore e Lëkurës te kafshët të ndërmerren këto masa:

Ndalimin e përkohshëm të lëvizjës së kafshëve nga ferma në fermë, përjashtimisht kafshëve të cilat janë të destinuara për therrje u lejohet lëvizja me pëlqimin e veterinarit zyrtar.

Mbyllja dhe ndalimi i funksionimit të tregjeve të kafshëve, si dhe therrjen e kafshëve në lokacionet Kërpimeh, Lluzhan dhe Orllan nuk do të lejohet. Ajo do të bëhet vetëm në thertoret e liçensuara nga institucionet përkatëse.

 Për masat tjera reagimi bëhet nëse paraqitet sëmundja. Kjo sëmundje nuk bartet tek njerëzit por mund të shkaktojë dëme në ekonominë blegtorale.

Drejtoria e Inspeksionit njofton qytetarët dhe të gjithë fermerët se ditën e shtunë nuk do të mbahet tregu i kafshëve në Podujevë.

 

Inspektorët e Komunës së Podujevës, nesër gjatë ditës do të jenë në teren për të siguruar zbatueshmërinë e vendimit të AUV.