Më 7 korrik seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, Veseli: S’ka pushim pa u kryer obligimet!

19

(I plotësuar)-Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka marr vendim që seanca e radhës të mbahet më 7 korrik, raporton Indeksonline.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se nuk është mirë me i dëmtu raportet fqinjësore.

“Mali i Zi është njëri ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por 1978, bashkëkombasit tonë kanë pasur probleme tjera. Duhet ti lëmë folklorizmat me raportet tona fqinjësore. E respektojmë sovranitetin e tyre”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, çështja e demarkacionit do të jetë në interes të të dyja palëve, pasi që asnjë centimetër nuk do të shkoj në dëm të Kosovës.

“Nesër e kemi një darkë në Kuvend të cilën e shtron kryesia. Nuk ka pushim derisa të përfundohen të gjitha obligimi”, ka thënë tutje Veseli. /Indeksonline/

…………………………………………..

Nis mbledhja e Kryesisë, merr pjesë edhe opozita (Foto)

(I plotësuar)-  Tashmë ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të caktohet data për seancën e radhës plenare, raporton Indeksonline.

Në mbledhje po marrin pjesë edhe Aida Dërguti e Glauk Konjufca të Vetëvendosjes. /Indeksonline/