Tahir Batatina tregon të rejat te skuadra e Llapit

105

Trajneri simpatik kosovar, Tahir Batatina ka treguar të rejat te skuadra që ai e drejton, Llapi. Batatina ka rrëfyer se aktualisht në skuadër ka në dispozcion 37 futbollistë, nga ta 26 me kontrata.

“Aktualisht kam 37 futbollistë në dispozicion, nga ta 26 me kontrata. Në skuadër kemi edhe lojtarë nga vise të ndryshme, disa nga ta nga Maqedonia të cilët janë pjesë e një kampi katërditor ku do të tregojnë veten. Me transferet e bëra mendojë se do të jemi një skuadër mjaft serioze në Superligë sepse bëhet fjalë për transfere cilësore. Në skuadër e kemi edhe një futbollist nga Portugalia i cili ka potencial të madh të cilin pritet ta tregojë në kampin e organizuar nga Llapi” ka thënë Batatina./Indeksonline/