Të shtëna me armë në Podujevë, ndërhyn Policia e Kosovës (Foto)

766

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar njërën prej rrugëve qendrore në qytetin e Podujevës, respektivisht rrugën “Bahri Fazliu”.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku ka konfirmuar se në lagjen në fjalë kanë ndodhur disa gjuajtje me armë zjarri.

“Dyshohet se një person e ka përdorë armën. Njësitet e Policisë kanë bërë kontrollim të lokacionit”, ka thënë shkurt ajo.