Veterinarët e Agjencisë së Ushqimit lejuan hyrjen e lopës së ngordhur në kufi

84

Veterinarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë lejuar të hynte në Kosovë lopa e ngordhur derisa po importonte kompania “Apetit” nga Vushtrria.

Një zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë për Indeksonline në kushte anonimiteti se lopën e ngordhur e kanë lejuar të hynte në Kosovë veterinarët duke bërë kështu skandal të madh.

Lopët ishin duke u transportuar nga Kroacia në Kosovë, e që në kufi ishte lejuar të futej edhe lopa e ngordhur.

“Veterinarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kur e kanë kontrolluar kamionin e  ngarkuar me lopë e kanë vërejtur se në kamion është edhe një lopë e ngordhur, mirëpo e kanë lëshuar. Ky është skandal i Agjencisë që ka alarmuar edhe institucionet tjera të sigurisë, sepse ka përbë rrezik edhe nga ndonjë epidemi. Ata e kanë ditur se lopa është e ngordhur, mirëpo e kanë lejuar të hynte duke bërë kështu skandal të madh”, ka thënë ky zyrtar për Indeksonline.

Ndryshe, kompanisë “Apetiti” sot i është konfiskuar mish me afat të skaduar nga AUV-ja, ku aksioni i kontrollit është marr nën masat mbrojtëse të Policisë së Kosovës./Indeksonline/