Plagoset një person në Herticë, ja çfarë thotë Policia

335

Në fshatin Herticë të komunës së Podujevës sot është plagosur një person,

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku ka thënë se njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes por ende nuk kanë informata të sakta se si ka rrjedhur ngjarja.

“Personi i plagosur ka shkuar në emergjencë dhe sipas emergjencës i ka pas dy plagë, vetura e policisë e ka përcjellur deri në QKUK në Prishtinë. Ne kemi ardhur dhe e kemi lokalizuar vendin e ngjarjes. Të gjitha njësit relevante janë thirr për këtë ngjarje. Informata të tjera nuk mundemi të japim pasi që ende nuk e dim se personi në fjalë është vet aksidentuar apo ka ndodhur diçka tjetër, mirëpo familjarët në QKUK kanë thënë se ai është plagosur aksidentalisht. Tani jemi duke i pritur njësiet relevante që të na japin detaje më të qarta”, ka thënë Çitaku.

Indeksonline