KRYETARI VELIU INSPEKTOI PUNIMET NË RENOVIMIN E STADIUMIT TË QYTETIT

KRYETARI VELIU INSPEKTOI PUNIMET NË RENOVIMIN E STADIUMIT TË QYTETIT

36

Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Agim Veliu, ka inspektuar sot punimet në renovimin e stadiumit të qytetit “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Gjatë inspektimeve në renovimin e stadiumit të qytetit “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, kryetari i komunës, z.Agim Veliu, ka shprehur shqetësim për zvarritjen e punimeve nga kompania punëkryerëse.

“Është e patolerueshme që punimet në renovimin e stadiumit të zvarriten kaq shumë, duke pasur parasysh faktin se ato kanë filluar në nëntor të vitit të kaluar, kurse është dashur të përfundojnë në pranverën e këtij viti. Kjo është një papërgjegjësi e punëkryerësit dhe mbikëqyrësit”, tha kryetari Veliu.

Renovimi i stadiumit të qytetit në Podujevë është projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Riniës dhe Sporteve, e  cila është edhe mbikëqyrëse e këtij projekti.

Kryetari Veliu i bën thirrje  punëkryerësit edhe mbikëqyrësit të projektit që të vazhdojnë me kryerjen e punimeve sipas projektit, në mënyrë që stadiumi të jetë i gatshëm për sezonin e ri futbollistik, i cili fillon në gusht, informon Zyra për Informim e KK, Podujevë.