Ekskluzive: Ja çka u fol sot në takimin 3 orësh në mes pozitës dhe opozitës

28

Më shumë se 3 orë sot ka zgjatur takimi në mes pozitës, opozitës dhe ambasadorëvëve të vendeve të Quintit

Nisma dhe AAK kanë mbajtur një qëndrim që kjo marrëveshje të tërhiqet dhe të kthehet në pikën zero.

Një burim brenda takimit ka treguar për Indeksonline detaje të bisedës dhe qëndrimeve.

“Arbani Abrashi ka mbajtur një qëndrim pak më tërheqës për idenë e opozitës, ndërsa Adem Grabovci dhe Xhavit Haliti kanë qenë të mendimit që mu tërheq kjo marrëveshje. Xhaviti iu tha ambasadorëve se  dy njerëz nuk i gjen në Dukagjin që thonë se votojeni demarkacionin për liberalizim”, ka treguar ky burim për Indeksonline.

Ndërsa ka treguar se opozita ka refuzuar që kategorikisht që të vazhdohet me këtë marrëveshje duke propozuar një ide për një takim mes deputetëve dhe eskpertëve, dhe ajo të mbahet ose në Kuvend ose diku në një vend tjetër në Prishtinë.

“Abrashi tha janë 200 faqe material që do t’iu dorëzohet deputetëve. Ndërsa opozita ua vendosi si kusht që materiali të mos vjen me projektligj, sepse i binte  se është ose rrëzim ose ratifikim i marrëveshjes. Opozita dha si ide dorëzimin e materialit dhe thirrjen e deputetëve që të flasin krejt kush çka donë të thotë. U hodh si ide të organizohet një takim, jo seancë. Ka mbet si opsion që javën e ardhshme të thirret në sallën e Kuvendit, nëse e lëshojnë Kuvendi, nëse jo në një vend tjetër ku do të ftoheshin ekspertët dhe deputetët. Ndërsa Bilall Sherifi në një moment i ka pyetur ambasadorët se pse Shqipëria hyri në NATO pa e bërë demarkacionin me Kosovën e Mali i Zi s’po mund të anëtarësohet në NATO pa e bërë demarkacionin me Kosovën”, ka treguar ky burim për Indeksonline.

Indeksonline ishte mediumi i parë që raportoi për takimin e pozitës dhe opozitës për takimin./Indeksonline/