Viti i ri është haram! Këtë mendim nuk e ndanë kryemami i Podujevës (Video)

68

Festa e vitit të ri nga shumë hoxhallarë është cilësuar si haram dhe i pa papranueshëm për myslimanët. Por një mendim të tillë nuk e ndan kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari.

Ai në emisionin “Republika” me Dardan Gashin ka deklaruar se nuk ka asnjë shkrim në Kuran, librin e shenjtë të myslimanëve që e ndalon festën e vitit të ri.

Sipas tij, e ndalur është pirja e alkoolit, por jo edhe tubimi dhe qëndrimi deri në mëngjes me familjarë e të afërm.

Ai vetë ka pohuar se rrinë deri në mëngjes në natën e ndërrimit të motmoteve. /GazetaTribuna/