Lajmi i Fundit: Puç në Turqi, ushtria tenton ta rrëzojë Qeverinë

42

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka thënë se ka pasur një tentim grushtetit.

Ai është paraqitur direkt në televizionin shtetëror duke thënë se disa individë në ushtri kanë provuar ta marrin pushtetin me dhunë, por kanë dështuar në këtë përpjekje dhe për këtë “do të paguajnë shtrenjtë”.

Këto informacione vijnë pak kohë pas raportimeve se mbi qiellin e Stambollit dhe Ankarasë janë parë helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë, transmeton GazetaExpress.

Raportohet se një helikopterë ka hapur zjarr në njërën prej distrikteve të Ankarasë ku ndodhet edhe ndërtesa kryesore e Inteligjencës Kombëtare të Turqisë.

 

Kryeministri i Turqisë ka konfirmuar se është tentuar grusht shtet.

Kryeministri turk, Yildirim ka thënë se ka pasur një tentim grushtetit. Ai është paraqitur direkt në televizionin shtetëor duke thënë se disa individë në ushtri kanë provuar ta marrin pushtetin me dhunë, por kanë dështuar në këtë përpjekje dhe për këtë “do të pagaujnë shtrenjtë”.

Në Ankara dëgjohen edhe të shtëna me armë

Në Ankara, ku një grup brenda Ushtrisë së Turqisë po tenton grusht shtet, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Janë parë edhe avionë ushtarakë dhe helikopterë teksa fluturonin mbi qytet.