Zbulohet emri i terroristit që vrau 84 persona në Francë

34

Mohamed Lahouaiej Bouhlel është sulmuesi terrorist i cili vrau 84 persona lëndoi dhjetra të tjerë në Nice të Francës.

31 vjeçari Lahouaiej Bouhlel është i lindur në Francë me prejardhje nga Tunisia.

Letërnjoftimi i tij ishte gjetur në kamionin me të cilin erdhi në vendin e ngjarjes tragjike.

Sipas The Mirror, ai ishte i njohur për policinë për lidhjen e tij me krime si vjedhje dhe dhunë.

Burimet hetuese kanë thënë se paraqitja e fundit e tij në gjykatë ishte në mars të këtij viti, kur ishte shpallur fajtor për shkaktim dhune.

Sipas raportimeve nga Nice, ai kishte punuar si shofer poste.Shtëpia e tij ishte bastisur këtë mëngjes nga policia dhe të afërmit e tij i kanë dhënë deklaratat e tyre për policinë. Gjithashtu, është zbuluar edhe se kamioni ishte marrë me qira nga sulmuesi.

Sulmuesi nuk ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës, duke sugjeruar se nuk kishte prapavija të mëparshme për terrorizëm.

Ky fakt është mjaft shqetësues pasi që hetimet e bëra për sulmet e mëhershme terroriste në Paris kishin zbuluar dështime në agjencitë e inteligjencës së Francës.