190 të vdekur dhe 1,154 të lënduar në Turqi

23

Umit Duncar, i cili ishte zgjedhur si shef në detyrë i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 190.

Këta janë të vrarët:

41 oficerë të policisë

2 ushtarë

47 civilë

104 njerëz të përshkruar si puçistë.

——

90 të vdekur dhe 1,154 të lënduar në Turqi

Agjencia shtetërore e lajme turke, Anadoly Agency ka raportuar se numri i viktimave ka shkuar në 90. Sipas AA, 1,154 persona janë plagosur.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thirrur sot një takim urgjent për puçin ushtarak.

Një pjesë e ushtrisë u përpoq të përmbyste qeverinë gjatë orëve të vona të së premtes dhe mëngjesit të së shtunës, duke përdorur tanqe dhe helikopterë, si dhe duke bllokur ura dhe marrë nën kontroll disa media.