Paralajmërohet rebelim në Turqi

108

Presidenca turke ka paralajmëruar se në çdo kohë mund të fillojnë rebelimet nëpër qytete.

Në një postim në Twitter, Presidenca turke ka thënë se ende është e nevojshme që qytetarët të qëndrojnë nëpër rrugë.

Në Ankara ende po vazhdojnë operacionet për të marrë në kontroll objektin e Forcave të Armatosura, ka thënë një zyrtar, i cili ka shtuar se njësiti special i policisë dhe ushtria, kanë siguruar perimetrin e objektit.

“Sot në mëngjes janë dëgjuar të shtëna nga ushtria brenda mureve të objektit”, ka thënë ky zyrtar për Reutersin.