Lajmi i Fundit: Një çift shqiptar ia dha armën terroristit që vrau 84 persona në Nice

47

Televizioni Itele raporton se një çift shqiptar i kishte dhënë armën vrasësit në Nicë të Francës.

Sipas të njëjtit televizion, policia franceze ka prangosur çiftin shqiptar në mëngjesin e ditës së sotme.

Vrasësi në Nice kishte hyrë në një turmë me njerëz derisa kishte shkrepur edhe me armë në drejtim të tyre  duke lënë 84 persona të vrarë, shkruan Gazeta Express.

Çifti shqiptar ende është i dyshuar se i kishte dhënë armën terroristit derisa hetimet tregojnë se ata nuk ishin të përfshirë drejtpërdrejt në shitblerjen e armës.

Edhe “The Telegraph”, i cili i referohet rrjetit francez medial, BMF TV, shkruan se “një çift shqiptar, i dyshuar se i ka siguruar Bouhlelit një pistoletë automatike 7.65mm me të cilën ai shtiu në drejtim të policisë para se ata ta qëllonin për vdekje, janë në mesin e gjashtë personave që ende janë nën arrest”.

Ky televizion ka raportuar gjithashtu se gruaja e Bouhlelit, e cila gjithashtu u mor në pyetje, është liruar tashmë.  gazetaeksperss