Aprovohen mostrat e barit për fushën e stadiumit “Zahir Pajaziti “,me standarde të FIFA-s

186

Ndërtimi I fushës së stadiumit “Zahir Pajazitit “ të KF llapit në  Podujevë, është në përfundim e sipër ,kështu ka deklaruar Iber Alaj ,drejtor I departamentit për sport në Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit  .“Po janë miratuar mostrat e barit nga ana jonë ,I cili do të jete në parametrat e parashikuara nga FIFA ,dhe mund të ju them se është porositur bari dhe ne po presim që bari të sillet në stadium ,sipas planit të punës, për 10 ditë nga dita e marrjes së barit të përfundoi I gjithë procesi I rregullimit të fushës së stadiumit .Realizimi I projektit për stadium është ne kuadër të planifikimeve dhe se nuk  ka asnjë vonesë ka thëne për radio Vizionin z Alaj.Do theksuar se ky projetk është financuar nga Minsitria e Kultures Rinisë dhe Sportit .

Radio Vizioni