Filloi asfaltimi i rrugë 7.5 kilometra , Pollatë- Reçicë

341

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Pollatë –Reçicë, e gjatë 7.5 kilometra investimi i ministrisë së Infrastrukturës ,projekti ka koston 1 milion e 275 mijë euro  ,sipas planifikimeve asfaltimi pritet te përfundoj gjate kësaj jave dhe se gjithë projekti pritet te përfundoi javën e ardhshme,ka deklaruar Gjynejt Mustafa ,zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës. Ky projekt është mirëpritur nga banorët e kësaj ane dhe se do të ndikoj shumë në migrimin e banorëve të kësaj ane nga fshatrat ,Pollatë,Dvorishtë  dhe Reçicë ,drejt qytetit të Podujevës.