Sindikalistët llapian ,kundër testit për mësimdhënës të Ministrisë së Arsimit

177

Sindikata e arsimit fillor e të mesëm (SAF E SAM) në Podujevë përkrahë fuqishëm kundërshtimin e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut lidhur me testin me shkrim për mësimdhënës të paralajmëruar nga Ministri i Arsimit i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Këtë test eksperimentues mësimdhënësit llapjanë e vlerësojnë si një fyerje në etikën profesionale të mësimdhënies dhe degradim të dijës së arritur gjatë studimeve.

Sindikata e vlerëson performancën e mësimdhënësve përmes hospitimeve dhe analizave të tjera, por jo edhe testet e tilla me shkrim që degradojnë në  personalitetin dhe diplomatë e tyre.

Ky test do të godas më së shumti mësimëdhnësit që janë në prag të pensionimit disa prej të cilëve me vështërsi të mëdha shëndetësore po ecin deri në përfundim të misionit të tyre të arsimimit të gjeneratave te reja. Në vend të testeve të tilla eksperimentuese  mësimdhënësve të tillë do të mund t`u ndihmohej në forma tjera çoftë me shërbime më cilësore shëndetësore apo me ndonjë rregullore të veçantë për pensionim të parakohshëm.

SAF E SAM në Podujevë shpreson se Ministria e Arsimit do të reflektoj drejtë dhe arsyeshëm për forma të tjera të ngritjes së cilësisë në arsim që ruajnë integritetin e mësimdhënësit,thuhet në komunikatën e nënëshkruar nga Kryetari i Sidikatës së Arsimit Fillorë dhe të mesem Fadil Halimi .