Edhe një tragjedi nga gropat e hapura, gjendet i vdekur 11 vjeçari nga Ramjani i Vitisë

56

Është gjetur trupi i pajetë i 11 vjeçarit nga fshati Rajan i Vitisë për të cilin gjatë ditës së sotme është raportuar se ishte zhdukur rreth tri orë më parë.

Pas disa orë kërkimesh nga policia, pjesëtarë të FKS-së dhe zjarrfikës, trupi i tij është gjetur i pajetë,  njofton Klan Kosova.

Gazeta Express gjatë ditës ka raportuar se fëmija dyshohet se ka rënë në pusetën e fshatit përkatësisht në poligonin ushtarak i cili më parë është shfrytëzuar nga KFORI.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Gazetën Express se ky fëmijë dyshohet të ketë rënë në këtë pusetë.

“Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe zhytësit janë në vend ngjarje dhe po kërkojnë fëmijun”, ka shtuar Hashani.