Shpallet konkursi për vende të lira të punës në shkollat e Podujevës

128
????????????????????????????????????

 

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës sot ka shpallur konkursin për mësimdhënës për vitin shkollor 2016/ 2017.

Drejtoria për Arsim

Bazuar në nenet 7 dhe 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës nr. 04/L-032, Ligjit për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr.03 /L-068, Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 06/2015 për normativ mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, i datës 10.07.2015, vendimit të ministrit të MASHT-it nr.214/01B, i datës 23.07.2015, Udhëzimit Administrativ të MASHT – normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional nr. 05,i datës 07.07.2015 si dhe kërkesave e nevojave për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës të shkollave fillore, të mesme të ulta të komunës së Podujevës, drejtori i Drejtorisë për Arsim, shpall:

Konkurs për mësimdhënës për vitin shkollor 2016/2017

1. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “ Shaban Shala “ Podujevë

• Dy (2) mësimdhënës për arsimin fillor

2. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “ Enver Maloku “ Podujevë

• Një (1) mësimdhënës për arsimin fillor;

3. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Drita”, Majac

• Një (1) mësimdhënës për arsimin fillor, me klasë të kombinuara • Dy (2) mësimdhënës për arsimin fillor në paralelen e ndarë në Popovë

4. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Rilindja”, Herticë

• Pesë (5) mësimdhënës të arsimit fillor, në shkollën amë • Dy (2) mësimdhënës të arsimit fillor me klasë të kombinuara, paralelja e ndarë në Surdull • Një (1) mësimdhënës të edukatës muzikore,4 orë

5. Shkolla fillore dhe mesme e ulët “Musli Dumoshi”, Dumosh

• Një (1) mësimdhënës të arsimit fillor, • Një (1) mësimdhënës të edukatës muzikore,4 orë

6. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Zahir Pajaziti”, Orllan

• Tre (3) mësimdhënës të arsimit fillor – me klasë të kombinuara në paralelen e ndarë në Brainë

7. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Nuhi Gashi”, Bradash

• Dy (2) mësimdhënës të arsimit fillor;

8. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “ Sami Frashëri ”, Zhiti

• Dy (2) mësimdhënës të arsimit fillor në Zhiti; • Dy (2) mësimdhënës të arsimit fillor në paralelen e ndarë në Murgullë;

9. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Ali Hadri”, Obranqë

• Një (1) mësimdhënës të arsimit fillor – në paralelen e ndarë në Katunishtë;

10. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Shefki Kuleta”, Tërrnavë

• Një (1) mësimdhënës të arsimit fillor në Tërrnavë; • Dy (2) mësimdhënës të arsimit fillor në Bellopojë; • Tre (3) mësimdhënës të arsimit fillor në Halabak; • Një (1) mësimdhënës të edukatës muzikore,8 orë – shkolla amë dhe paralelet e ndara

11. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Kadri Kadriu ”, Llaushë

• Tre (3) mësimdhënës të arsimit fillor, – shkolla amë • Dy (2) mësimdhënës të arsimit fillor, – paralelja e ndarë në Llaushë të Poshtme • Tre (3) mësimdhënës të arsimit fillor, – paralelja e ndarë në Dumnicë të Epërme

12. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Jahë Hasani”, Bërvenik

• Dy ( 2) mësimdhënës të arsimit fillor, me klasë të kombinuara • Një (1) mësimdhënës të arsimit fillor, në paralelen e ndarë në Sllatinë. 13. Shkolla fillore dhe e mesme e ultë “Shefki Latifi”, Pollatë

• Dy ( 2) mësimdhënës të arsimit fillor, njëri në Pollatë, e tjetri në paralelen e ndarë në Sllatinë;

14. Shkolla fillore dhe e mesme e ultë “Hamit Sejdiu”, Kërpimeh

• Një (1) mësimdhënës të arsimit fillor, • Një (1) mësimdhënës të arsimit fillor,në paralelen e ndarë në Pakashticë

15. Shkolla fillore dhe e mesme e ultë “ Jetullah Gashi”, Dobërdol

• Një (1) mësimdhënës të arsimit fillor,

16. Shkolla fillore dhe e mesme e ultë “ Eqrem Çabej ”, Buricë

• Tre (3) mësimdhënës të arsimit fillor, • Një (1) mësimdhënës të edukatës muzikore,4 orë

17. Shkolla fillore dhe e mesme e ultë “ Naum Veqilharxhi ”, Llapashticë e Epërme

• Një (1) mësimdhënës të edukatës muzikore,6 orë

18. Shkolla fillore dhe e mesme e ultë “ Ilir Konushefci ”, Llugë

• Dy (2) mësimdhënës të arsimit fillor,

19. Shkolla fillore dhe e mesme e ultë “ Jetullah Islami ”, Dyz

• Katër (4) mësimdhënës të arsimit fillor, • Një (1) mësimdhënës të matematikës,15 orë në javë, me kohë të caktuar derisa të kthehet mësimdhënësja nga pushimi i lehonisë;

20. Shkolla fillore dhe e mesme e ultë “ Elfir Behrami ”, Metehi

• Dy (2) mësimdhënës të arsimit fillor,

KUSHTET:

I. Aplikanti duhet t’i dorëzojë këto dokumente: – Formulari i aplikimit ( i cili merret dhe dorëzohet në qendrën për shërbime të qytetarëve, zyra nr. 14 e komunës) – Certifikata e lindjes – Dokumentin personal – letërnjoftimi ose pasaporta (kopje), – Dëshmi mbi kualifikimin (kopja e vërtetuar), ose nostrifikimi i diplomës nëse kandidati ka të kryer ndonjë kualifikim jashtë Republikës së Kosovës – Certifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, – Dëshmi mbi përvojën e punës. – Certifikatën e mjekut ( vetëm kandidatët të cilët pranohen në marrëdhënie pune, pra pas publikimit të rezultateve )

II. Kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e kandidatëve për mësimdhënës – Përzgjedhja e kandidatëve bëhet duke u bazuar në kriteret e Ligjeve që e rregullojnë fushën e arsimit: Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, nr. 04/L-032, Ligji për arsimin dhe aftësimin profesional, nr. 04/L-138, Ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068, UA. 06/15 Për normativin për kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm,UA. 05/2015 Normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, Sqarim shtesë: – Informatat e dhëna në aplikacion konsiderohen të vlefshme vetëm nëse dëshmohen me dokumente, – Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet në MASHT, – Në intervistë ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit sipas Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 06/2015 për normativ mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, i datës 10.07.2015 dhe Udhëzimit Administrativ të MASHT – normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional nr. 05,i datës 07.07.2015 , por në mungesë të kuadrit adekuat mund të ftohen edhe kandidatët me kualifikim të përafërt, – Kandidatët që konkurrojnë në dy pozita do të intervistohen vetëm për njërën pozitë e që intervista vlen për të dy pozitat, – Intervista me kandidatë për mësimdhënës mbahet në SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Podujevë, sipas orarit të intervistimit i cili do të publikohet me kohë në tabelën e shpalljeve të Komunës së Podujevës (në hyrje të objektit të komunës). – Dokumentet nuk kthehen. Afati i konkursit Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik,në tabelën e shpalljeve të objektit të Komunës, dhe në ueb-faqen e Komunës http://kk.rks-gov.net/podujeve…

radiovizioni