Enca shumë shpejt me album

26

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia ka njoftuar se shumë shpejt do të lansojë albumin e saj të parë.

Muaj më parë u bë e ditur se ajo ka nisur punët në albumin e parë në karrierë, ndërsa tani u ka treguar fansave se këtë album do ta lansojë sivjet.

Përpos këtij njoftimi ajo ka thënë se “fansat do të çmenden me këngët e saj”, transmeton Koha.net

“A ju kam treguar se do të lansoj albumin tim të parë?”, ka shkruar ajo në Instagram duke njoftuar se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja, pas lansimit të

“Bow Down”, muajin e shkuar.