Kryetari Veliu dhe e zv-ministri Januzi morën pjesë në vjeljen e parë të mjaltit

48

 Kryetari i Komunës së Podujevës z.Agim Veliu së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë vizituar dy bletarë në fshatin Tërrnavicë, ku zhvilluan vjeljen e parë të mjaltit për këtë sezon.

Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu, i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), z.Vezir Januzi, kanë vizituar bletarët Hilmi Syla e Esat Deda në fshatin Tërrnavicë.

Gjatë vizitës te bletari Syla, kryetari Veliu edhe njëherë ka konfirmuar gatishmërinë e tij të plotë për kujdes dhe rritje të përkrahjes për fermerët llapjanë në të gjithë sektorët, duke përmendur sektorin e bletarisë në veçanti

“Komuna e Podujevës vitin që shkoi ka ndarë nga 10 shoqëri bletësh për 100 bletarë, por duke parë interesimin e fermerëve që të merren me bletari, kemi vendosur që edhe këtë vit të vazhdojmë me subvencionimin e bletarëve”, tha kryetari Veliu.

Kryetari Veliu tha se subvencionet në bujqësi ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e ekonomive familjare, sepse po krijohen kushte për vetëpunësim dhe rritjen e  të hyrave materiale.

Përkrahje për fermerët llapjanë, në emër të MBPZHR-së, ofroi edhe zv-ministri z.Vezir Januzi i cili tha se Ministria e Bujqësisë për sivjet ka paraparë rritje të subvencionimit për çdo shoqëri bletësh nga 10 në 15 euro.

Ndërsa fermerët Hilmi Syla, e Esat Deda, falënderuan Komunën për përkrahjen dhe shprehën gatishmëri për rritje të bashkëpunimit dhe shkëmbim të përvojave në mes të bletarëve.