“Beautiful” (të jesh) në vendin e parë (Video)

25

Dyshja e talentuar e muzikës shqiptare, Flori Mumajesi dhe Ledri Vula kanë mundur të jenë në krye të klasifikimit për këtë javë, duke mposhtur Elvanën, e cila prej 2 javësh kryesonte Top Listën.

“Beautiful” është projekti që ka goditur zemrat e publikut, duke bërë kështu që të votohet nga ata dhe ta shpallin dyshen mbretërit e kësaj renditje.

Vetëm 1 ditë pasi publikuan “Beautiful”, Flori dhe Ledri erdhën me një tjetër hit, të titulluar “Nuk ma la”, i cili për këtë javë vendosen në vendin e dytë, duke u ngjitur me 7 pozicione nga java e kaluar.

Sa i përket projekteve të reja muzikore duket se për këtë javë janë të pakta, ndryshe me javët e kaluara. Lumi B dhe Offchestra janë prurjet më të reja në “The Top List”, duke lënë jashtë grupin Felon dhe Kaos.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jetë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 31-të të “The Top List”, Top Awards:

Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
Elvana Gjata – Njesoj
Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
Renis Gjoka – Po tani?
Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
Alban Skenderaj – Engjell
Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
Yll Limani – Pritem se po vi
G4shi – Rose Gold
Janex – Memories
Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
Lumi B – Aha aha
Alban Skenderaj – Duart Lart
Xhensila – High Love
Butrint Imeri – E jona
Offchestra – Pa jelek
Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet
Butrint Imeri ft. Eleni Foureira – Delicious
Young Zerka – Love