Sot varrosen dy kosovarët që humbën jetën në Munih

69

Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munih të Gjermanisë, do të varrosen sot në Kosovë.

Diamant Zabërgja  21 vjeçar do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë në orën 14:00 të martës.

Ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm në Munih, Armela Segashi  14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës, në orën 17:00.