Aksident i rëndë në Milloshevë, një i vdekur e disa të lënduar (Foto/Video)

78

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur në orët e pasditës në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë.

Klan Kosova ka konfirmuar nga Policia në vend të ngjarjes se aksidenti ka ndodhur derisa njëra nga veturat ka dalë nga rruga derisa po vinte nga fshati Bërnicë për në rrugën kryesore.