Një këngëtar i ri e quan veten ‘Kida’ (Video)

28

Orhidea Latifi ose siç njihet ndryshe në publik me emrin e saj artistik – Kida, duket emri i saj i ka pëlqyer shumë një artisti të ri.

Këngëtari Kida ka publikuar këngën e tij të parë “In my zone”, para pak ditësh.

Në një prononcim për Telegrafin menaxheri i Kidës, Met Elshani, ka thënë: “Ky rast është i pakuptimtë sepse, në një vend të vogël siç është Kosova artistët e rinj nuk kanë se si të identifikohen me një emër të njëjtë artistik të një këngëtari tjetër, sepse kjo është rrugë e gabuar. Ne kemi në plan që këtë rast për shkelje ta çojmë deri në gjykatë”.

 Ndryshe, Orhidea Latifi –Kida është shumë aktive tash e një kohë të gjatë në skenën muzikore shqiptare dhe shumë e pëlqyer nga fansat e saj. /Telegrafi/