Veliu inspekton punimet në ndërtimin e urës mbi lumin Llap (Foto)

84

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka inspektuar punimet në ndërtimin e urës mbi lumin Llap, te Parku i Qytetit në Podujevë, ku u njoh nga afër me rrjedhën e realizimit të këtij projekti që po realizohet në kuadër të projekteve për ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës.

Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë projekt, që bën pjesë në kuadër të projekteve të shumta në rregullimin e infrastrukturës në qytet, transmeton Indeksonline.

“Projekti për ndërtimin e urës së re është i rëndësisë së veçantë. Përveç që zëvendëson një urë të vjetër dhe shumë të ngushtë, kjo urë do ta kompletojë pamjen e bukur të Parkut të Qytetit pas investimeve që kemi bërë më herët në rregullimin e parkut dhe të shtratit të lumit Llap”, tha Veliu

Kryetari Veliu kërkoi nga punëkryerësi që punimet të në ndërtimin e urës të kryhen sipas dinamikës dhe afateve të parapara.

Përfaqësuesi i kompanisë “KONSTRUKTORI”, e cila është duke i kryer punimet në ndërtimin e urës, u zotua se ndërtimi urës do të realizohet sipas projektit dhe dinamikës së paraparë me kontratë. Ura do të ketë një gjerësi prej pesë metrash dhe do t’i ketë dy pushimore.

Kujtojmë se ndërtimi i urës mbi lum gjatë kohës kur në Kosovë vjen një numër i madh mërgimtarësh për të pushuar, ka nxitur debat në Podujevë dhe nuk është pritur mirë nga qytetarët