Podujevë: Asgjësohen 103 bimë kanabis sativa

209

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Brainë të POdujevës dje ka asgjësuar 103 bimë të llojit kanabis sativa.

“Raportohet se janë gjetur të mbjella rreth 103 copë bimë substancë të dyshuar narkotike të llojit Kanabis Sativa. Njësitë përkatëse policore kanë bërë shkatërrimin e bimëve në vendngjarje. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë