Podujeva përfiton nga planet prioritare të KEDS-it

50

Investimet e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS në rrjetin elektrik, kanë sjellur përmirësim të furnizmit me energji edhe në në rajonin e Podujevës.

Faik Muqiqi, Drejtor  Shërbimeve Publike  në komunën e Podujevës thotë se kjo komunë ka pasur vazhdimisht kërkesa nga qytetarët për rinovimin e rrjetit.

“Investimet që KEDS deri më tash ka bërë e që janë mëse të mirëseardhura për konsumatorët, janë përqendruar në ndërrimin e shtyllave elektrike, rrjetin e shpërndarjes dhe vendosjen së disa trafove të reja”, thotë Muqiqi.

Me rinovimin e rrjetit janë të kënaqur edhe banorët e Podujevës.

Ragip Uka, banor nga Perani i Podujevës thotë se pas punës që KEDS ka bërë në terren është stabilizuar furnizimi me energji..

“KEDS i ka ndrru shtyllat, i ka vendos të reja, të betonit në lagjen tonë. Gjithashtu edhe rrjetin elektrik e kanë sjellë të ri me kabllo. Çka është më e mira, kanë vendos edhe një trafo të re në lagje për çka i falënderojmë kompaninë e KEDS-it”, thotë Uka.

Sipas tij tensioni tash është stabil.

LEXO EDHE: S’kanë para për t’u futur në treg

Për investime në rinovimin e rrjetit elektrik të Podujevës, KEDS i kishte dhënë premtime kryetarit të kësaj komune, në njërin nga takimet e rregullta që kjo kompani ka me qeveritë lokale.

“KEDS ka investuar fuqishëm në Komunen e Podujevës, siç edhe i kishte bërë premtimet në takimet me kryetarin e kësaj komune, z. Agim Veliu”, thotë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Sipas Buzhalës, KEDS-i i ka dhënë më tepër prioritet kësaj komune dhe disa komunave tjera sepse gjendja e rrjetit të trashëguar ka qenë vërtetë e rëndë.

“Në vazhdën e kësaj, edhe disa projekte janë në implementim për këtë vit dhe po punohet me ritme të shtuara në mënyrë që rrjeti i shpërndarjes në kohën më  të shkurtër të mundshme të vijë në parametrat më të mirë teknik”, thotë Buzhala.

Investimet e KEDS-it në këtë komunë do të vazhdojnë edhe sivjet dhe në vitin e ardhshëm sipas një plani strategjik  të investimeve për Podujevën që distributori i energjisë elektrike e ka prezantuar para autoriteteve lokale për vitet 2016 -2017.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS  në fillim të këtij viti ka prezantuar edhe Planin Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes, që është një Master Plan për rinovimin e rrjetit në gjithë Kosovën, sipas të cilit deri në vitin 2015 parashihet të investohen 300 milionë euro.