Qeveria miraton një sërë vendimesh

21

(plotësuar )Në mbledhjen e tij të rregullt, kabineti qeveritar ka miratuar një sërë vendimet të rëndësishme, transmeton Indeksonline.

Qeveria miratoi në parim propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë së Kosovës; propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e ngrohtores së re të qytetit në Gjakovë; propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të cilat preken nga ndërtimi i rrethrrotullimit që lidh rrugën nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë me rrugën lokale Vushtrri-Gojbulë, zona kadastrale Vushtrri.

Po ashtu, në mbledhje u miratua edhe shqyrtimi i nismës për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare të huasë për zbatimin e protokollit financiar të nënshkruar më 5 korrik, ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Francës; shqyrtimi i nismës për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet qeverisë së Hungarisë dhe Kosovës për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar si dhe shqyrtimi i nismës për plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjes financiare për IPA 2014 ndërmjet Kosovës dhe BE.

…………………………………………

Fillon mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 102 ku ka miratuar 8 pikat e rendit të ditës.
Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë së Republikës.

Propozimi preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizmin i projektit për ndërtimin e ngrohtores së re të qytetit të Gjakovës”, janë disa prej pikave të cilat janë duke u diskutuar, shkruan Indeksonline