Vihet gurëthemeli i objektit të Brigades së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Podujevë(video)

42

Kryetari  i Komunës së Podujevës Agim Veliu ,bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, kanë vënë  sot  në Podujevë  gurëthemelin e ndërtimit të objektit të Brigadës Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, investim ky i Ministrisë së Punëve të Brendshme .Ministri Hyseni me këtë rast tha: “KY Investim  është në vazhdën e punëve që po bëhen , për ta përsosur dhe me tej infrastrukturën e shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtim. Ndërtimi i objektit do të bëhet brenda një afati të mesëm ,ndërsa vlera e projektit është 213.000 mije euro dhe ka një sipërfaqe 900 metra katror,ku në projekt është lënë mundësia e rritjes së hapësirës së objektit sipas nevojave. Kryetari i komunës Agim Veliu ka falënderuar Ministrin Hyseni për këtë projekt të domosdoshëm për Brigadën e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Podujevë,ai tha se komuna e Podujevës, është më e madhja në Kosovë ,për nga territori dhe ka pasur nevojë të madhe të ketë një objekt te tillë, sepse deri më tash Brigada në fjalë  punët i ka kryer në kushte shumë te vështira ,megjithatë punët  janë kryer ka thënë pos të tjerash kryetari i Komunës  Agim VELIU .RADIO VIZIONI