KOSOVA SHËNOI RËNIE NË EKSPORT GJATË MUAJIT QERSHOR

40

Agjencia e Statistikave te Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit të mallrave për muajin qershor 2016.

Sipas kësaj agjencie, eksporti i mallrave në muajin qershor 2016 kishte vlerën 30.3 milionë Euro, ndërsa importi 247.2 milionë Euro, ku është një rënie prej (-0.3%) për eksport dhe një rritje prej 3.8% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

 Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.1% të importit e përbëjnë  makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.8% e përbëjnë produktet minerale; 8.5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.7% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 5.4% e përbëjnë produktet bimore, etj.

 Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6.5 milionë Euro, ose rreth 21.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-38.6%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (4.4%), Holanda (3.4%), Bullgaria (3.8%), Italia (2.1%) dhe Austria (2.1%).

Kurse, Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 105.4 milionë Euro, ose 42.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.3%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.0%), Italia (7.3%), Greqia (4.8%), etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin qershor 2016 arritën në 15.8 milionë Euro, ose 52.3% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 27.4%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Serbia (16.8%), Maqedonia (14.8%), Shqipëria (11.8%) dhe Mali i zi (5.6%).

dërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin qershor 2016, arritën në 65.1 milionë Euro, ose 26.3% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8.3%). Ndërsa, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.7%), Maqedonia (5.9%), Shqipëria (3.9%) dhe B&H (2.3%).

 Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 7.9 milionë Euro, ose 26.3%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: Zvicra (6.0%), Turqia (2.1%) dhe India (2.1%).