ORGANIZATORËT E “BEER FEST”: ISHTE INCIDENT I VOGËL MES DY PERSONAVE

ORGANIZATORËT E “BEER FEST”: ISHTE INCIDENT I VOGËL MES DY PERSONAVE

22

Njëra nga organizatoret e festivalit të birrës në Prishtinë, Engjëllusha Latifi, e ka quajtur të vogël incidentin që, sipas saj, fillimisht kishte ndodhur mes dy të rinjëve.

Pastaj, sipas Latifit, turmën e kishte përfshirë paniku dhe kishte nisur të vraponte.

“Nuk ka incident aq të madh sa është paraqitur. Por edhe një incident i vogël në këso raste mund të shkaktojë tollovi si kjo e sotmja”, ka thënë Latifi.