SHESHI PAS INCIDENTIT NË “BEER FEST”

17

Pas incidentit që ndodhi rreth orën 23:00 në sheshin e Prishtinës ku kishte filluar edhe edicioni i gjashtë i “Beer Fest” u krijua shumë panik nga të pranishmit dhe shumë prej tyre iu drejtuan lokalëve që ishin afër për t’u mbrojtur

Në disa fotografi që ka siguruar lajmi.net, shihen shumë karrige të thyera, xhama të thyer gjithandej.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth incidentit, por disa dëshmitarë kanë thënë për lajmi.net se ka pasur të shtëna armësh mes disa personave, mirëpo ende nuk është konfirmim zyrtar.

Policia dhe ndihma e shpejt kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po merren me ata që janë lënduar.