TAKSOHEN BLERJET ONLINE MBI 22 EURO

40

Për çdo blerje online do të paguhet TVSH dhe dogana. Më parë kufiri i patatueshëm ishte 150 euro. 

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i tij i Financave Arben Ahmetaj, kanë bërë premtime të shumta këto ditë për ulje taksash, por në fakt ata kanë vepruar ndryshe.

Qeveria ka miratuar dhe vendosur dy taksa të reja që do të rëndojnë mbi dhjetëra mijëra qytetarë. Qeveria miratoi të taksojë të gjitha blerjet online mbi 22 euro dhe të gjitha dërgesat postare mbi 45 euro.

Qeveria Rama e rriti këtë kufi menjëherë pas ardhjes në pushtet për të lehtësuar blerësit online, që po shtohen në Shqipëri.

Por 2 vjet më vonë ajo ndryshoi qëndrim në mënyrë drastike. Tani qytetarët, për një mall që kushton 100 euro do të pagujnë 20 euro TVSH dhe taksën doganore.