TENTIMI PËR GRUSHT SHTET NUK NDIKOI NË EKONOMINË E TURQISË

16

Ekonomia e Turqisë mbetet e fortë pavarësisht përpjekjeve për grusht shtet gjatë 15 dhe 16 korrikut, ka thënë zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmus të premten.

Këto komente sipas AA, Kurtulmus i ka bërë gjatë një konference për media në Ankara.

“Ndikimi negativ i kësaj  përpjekje për grusht shtet gjatë 15 korrikut, për ekonominë e Turqisë ka qenë minimal. Faleminderit Zotit! Treguesit ekonomikë janë përmirësuar, dhe tregojnë një rritje që nga 22 korriku”, tha zëvendëskryeministri turk.

“Kjo tregon se sa strukturore dhe solide është ekonomia e Turqisë”, ka shtuar ai.