Kolona të gjata në Merdare, shoferët detyrohen të presin gati 7 orë (Foto)

22

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, por edhe kalimet e rëndomta kufitare, kanë ndikuar që gjatë ditës së sotme të shtohen kolonat në hyrje të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), thuhet se deri në orën 10:30 të mëngjesit në këtë pikë kalimi ka pasur kolona të gjata deri në 5 kilometra ku shoferët janë detyruar të presin deri në 7 orë.shshs

Ndërkaq qarkullim më i lehtë i veturave është bërë në pikë kalimet tjera kufitare./Telegrafi/