Në pritje te projektit më të ri nga Nora Istrefi (Foto)

32

Ka kohë qe këngtarja shumë e dashur per publikun Nora Istrefi ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor ‘ Majëm’. 

Kënga është punuar nga Cricket, ndërsa tekstin e kanë shkruar: Era Istrefi, Yll Limani dhe Fatmir Muja dhe do të vijë e shoqeruar me videoklip shumë veror, gjithsesi ritmik. Veshjen Nora edhe kësaj rradhe ia ka besuar stilistit të saj të përhershëm Valdrin Sahitit.

Mirëpo po kalon kohë edhe që prej se kaloi data e lansimit të videoklipit në fjalë. Këngtarja përmes rrjetit social instagram dhe snapchat bëri të ditur se kënga do të vijë të enjten në ora 19:00 por që ende nuk u publikua në kanalin zyrtar të Nora Istrefi në Youtube për shkak të siç thuhet problemeve teknike.

Poashtu shumë prej adhuruesve të saj kanë shprehur edhe zhgënjimin e tyre për arsye te mosparalajmrimit më të vogel nga ana e saj në lidhje me ndrrimin e dates së publikimit duke u shprehur me fjalë moskënaqsie.

Gjithsesi ajo që na mbetet është të presim edhe për këte videoklip me shpresë se do të ketë suksesin e pritur. /RadioVizioni/